Rreth projektit
Zëra Digjitalë për Qeverisje Lokale Gjithëpërfshirëse
Qendra “Epoka e Re”, me mbështetjen e Canada Fund for Local Initiatives (CFLI), ndihmon banorët e Bashkisë Fier të përdorin teknologjinë për t’u informuar, për të marrë shërbime dhe për të thënë fjalën e tyre në vendimet lokale.

Fokusi është te të rinjtë, gratë, banorët e zonave rurale, të moshuarit dhe kushdo që ka akses të kufizuar në teknologji.
Çfarë bëjmë
- 8
8 trajnime digjitale
Për rreth 120 të rinj, gra dhe banorë, sidomos në zonat rurale: shërbime online, siguri në internet dhe lajmet e rreme.
Deri tani: 1 trajnime, 23 pjesëmarrës.
- 4
4 qendra digjitale
Tre në njësi rurale dhe një në Fier, ku vullnetarë ndihmojnë me teknologjinë dhe shërbimet publike online.
- 9
9 konsultime komunitare
Takime në qytet dhe fshat, me mundësi pjesëmarrjeje edhe online.
- 1
1 raport prioritetesh
Mendimet për buxhetin vendor, të përmbledhura për Bashkinë Fier dhe Këshillin Bashkiak.
fierinfo.com vazhdon edhe pas projektit, si një mënyrë e qëndrueshme për sondazhe, konsultime dhe për të dëgjuar zërin e qytetarëve të Fierit.
Numrat e mëdhenj janë objektivat e projektit. “Deri tani” tregon veprimtaritë e regjistruara nga ekipi.
Bëhuni vullnetar
Ndihmoni banorët të përdorin teknologjinë dhe të marrin pjesë në jetën e komunitetit.
Shpreh interesin për vullnetarizëmFormular i jashtëm në Google Forms, hapet në skedë të re.

Projekt i zbatuar nga Qendra “Epoka e Re” dhe i mbështetur nga Canada Fund for Local Initiatives (CFLI). Fierinfo zhvillohet dhe zotërohet nga ueb.al; nuk është faqe zyrtare e bashkisë.
Partnerë & mbështetës